Energjia, 12 të arrestuar, 5 në kërkim

13/11/2014 00:00

12 persona janë arrestuar gjatë ditës së enjte nga Policia, gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në në të gjithë vendin, për të identifikuar lidhjet e paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

Po ashtu, raportohet se janë shpallur në kërkim edhe 5 persona. Gjatë 1579 kontrolleve të kryera, janë ndërprerë 964 lidhje të paligjshme të energjisë ndaj abonentëve debitorë.

Top Channel