Shampanjë me simbol shqiptar

13/11/2014 00:00

Kompania franceze “Millesime”, e mirënjohur për prodhimin e verës dhe shampanjës, ofron për klientët e saj një model krejt ekskluziv: një shishe, e cila mban simbolin e shqiponjës dykrenare të flamurit shqiptar.

Kjo shampanjë është dizenjuar nga Jerome Olivet, i shpallur si krijuesi i vitit në Paris për dekoret e tij unike.

Në faqen e tij të internetit, Jerome, ndër qindra artikuj, rendit edhe shampanjën “Millesime”. Ai shprehet se produkti është prodhuar nga rrushi i cilësisë më të mirë, e ndërsa xhami i gdhendur tregon aristokraci.

Spektri i shijes është i ri, pasi çdo shishe e “Millesime” përfaqëson një karakter më vete.

Ende nuk i jepet një shpjegim përzgjedhjes së shqiponjës dykrenare, mirëpo krijuesi thotë se edhe forma disi e lakuar e shishes i përshtatet simbolit. Ndërsa për sa i përket çmimit të shampanjës, ai është pak i kripur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel