Meksikë, prindërit e studentëve të zhdukur në protestë

14/11/2014 00:00

Prindërit e 43 studentëve meksikanë, të cilët u zhdukën 7 javë më parë kanë filluar një turne me autobus në të gjithë vendin në shenjë proteste ndaj trajtimit të çështjes nga ana e qeverisë.

Me qindra përkrahës i janë bashkuar autokolonës së demonstruesve në jug-perëndim të shtetit Guerrero. Zemërimi i prindërve, por edhe i opinionit të gjerë po vjen gjithnjë e në rritje, edhe kjo nismë vjen pas një javë të mbushur me protesta të dhunshme.

Studentët u zhdukën pas përleshjeve me policinë më 26 shtator në qytetin e Igualas. Protesta e ditës së enjte nisi në Ayotzinapa, ku ndodhet edhe universiteti ku studionin 43 të rinjtë e zhdukur. Prindërit mbanin në duar fotot e fëmijëve të tyre, ndërsa të tjerë kërkonin të bëhej më shumë nga ana e qeverisë për të shpejtuar kërkimet.

“Ata janë zhdukur, por ata nuk kanë vdekur”, ka thënë korrespondentja e AFP.

“Unë nuk besoj te qeveria në të gjithë këtë ngjarje. Ata kanë thënë vetëm gënjeshtra që prej fillimit”, tha një prej prindërve.  

Një autokolonë e autobusëve është nisur për në veri të Meksikës, në kufi me SHBA-në, ndërsa një tjetër është planifikuar të udhëtojë nëpër jugun e vendit. Sipas organizatorëve, është planifikuar që autokolona të bashkohet javën e ardhshme në Mexico City.  

Top Channel