Ekonomia gjermane shmang recesionin

14/11/2014 00:00

Ekonomia gjermane ka shmangur me vështirësi recesionin, duke u rritur me 0.1 për qind në tremujorin e tretë të vitit. Kështu sugjerojnë të dhënat e institutit vendas të statistikave.

Me ekonominë e kontraktuar në këtë nivel në periudhën prill-maj, “lokomotiva” e Evropës për pak do të kishte hyrë në recesion. Ndërkohë, Franca arriti një rritje më të madhe se parashikimi, me 0.3 për qind për tremujorin e tretë.

Kontraktimi i rritjes gjermane në 0.1 për qind në tremujorin e dytë ishte një rishikim i vlerësimit të mëparshëm që sugjeronte një tkurrje prej 0.2 për qind në periudhën prill-maj.

Zyra gjermane e statstikave deklaroi se konsumatorët kanë rritur fuqishëm shpenzimet gjatë tremujorit të tretë dhe po ashtu rritje kanë pësuar edhe eksportet.

Shifrat pritet të konsiderohen një lajm i mirë për gjithë eurozonën, rritja e avashtë e të cilës ka detyruar politikbërësit që të shkurtojnë normat e interesit dhe të prezantojnë masa të tjera stimuluese.

Christian Schulz, ekonomist i vjetër në Berenberg Bank, tha për BBC se besimi në radhët e bizneseve gjermane është i ulët, kryesisht për shkak të shqetësimeve për krizën në Ukrainë.

Sipas tij, ekonomia gjermane, e konsideruar si prijësja e ekonomisë evropiane, ka pësuar një “zvarritje” në muajt e fundit.

Top Channel