Bashkia e Tiranës padit ministrin e Financave

14/11/2014 00:00

Bashkia e Tiranës ka paditur në Prokurori, ministrin e Financave
Shkëlqim Cani dhe sekretaren e përgjithshme të kësaj Ministrie për
bllokim të kredisë për zgjatimin e bulevardit “Zogu i Parë” dhe
rehabilitimin e lumit “Tirana”.

Kjo padi eshte depozituar nga nenkryetari i Bashkise, Enno Bozdo prane prokurorise se rrethit Tirane, per shperdorim detyre.

“Në kundërshtim flagrant të ligjit, por duke zbatuar një urdhër politik, kanë bllokuar që prej një viti, pagesat ndaj dy kompanive, të cilat operojnë të ndërtojnë dy vepra madhore të qytetit të Tiranës, bulevardin e Tiranës dhe lumin e Tiranës. Ndalimi me urdhër politik i këtyre pagesave ka sjellë dëme ekonomike, penalitete të parashikuara në kontratë për Bashkinë e Tiranës, ka dëmtuar rëndë interesin ekonomik të qytetarëve të Tiranës, të cilët do të përfitonin nga ndërtimi i këtyre veprave dhe nga ana tjetër kanë lënë pa punë 2 mijë punëtorë, të cilët ishin të punësuar direkt në ndërtimin e këtyre dy veprave të mëdha”, tha Bozdo.

Nenkryetari i Bashkise, duke akuzuar per zbatim te urdherave politike, qe sipas tij kane çuar ne bllokimin e dy projketeve te rendesishme te bashkise se Tiranes, shprehet per kthim prapa qe po ben vendi per shkak te hakmarrjeve politike .

“Eshtë ky një shembull, për fat të keq i kamikazllëkut politik, i një situate kur porosia politike e Kryeministrit, vlen më shumë se ligji, se interesi i qytetarëve, vlen më shumë se gjithcka tjetër. Më vjen keq të them se kjo Shqipëri e errët, të cilën e verifikojmë sot, e kemi lënë pas 24 vite më parë”, theksoi Bozdo.

Top Channel