Ushtarë rusë në Ukrainë

14/11/2014 00:00

Reagimet ndërkombëtare nuk e kanë frenuar kalimin e mjeteve ushtarake
ruse në Ukrainë. Zëdhënesi i ushtrise ukrainase, Andriy Lisenko
këmbëngul se në zonat kufitare vazhdojnë të shihen pajisje ushtarake të
Moskës, ndërsa ekipe aviacioni nuk kane reshtur së lëvizuri  drejt vijës
ndarëse mes të dy vendeve.

Perpara tij, presidenti Poroshenko deklaroi se shkelje te tilla te kufirit kane qene te vazhdueshme.

“Kufiri ruso-ukrainas, qe monitorohet ne menyre te pavarur nga OSBE, eshte shkelur rregullisht nga forcat ruse. Keto ditet e fundit nga ana tjeter e fundit e kane treguar qarte se dronet e perdorur prej organizates per sigurine dhe bashkepunim ne europe jane goditur prej rebeleve nga territore qe nuk gjenden nen kontrollin e trupave ukrainase”, tha presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

Pavaresisht atyre qe i cileson perpjekje te Moskes per rrezimin e armepushimit, Kievi shprehet i gatshem ta respektoje marreveshjen e arritur me separatistet ne muajin shtator. Ushtria e Ukraines, sipas zyrtareve vendas, do te qelloje vetem ne kunderpergjigje te sulmeve ndaj pozicioneve te saj.

Apele rusise per respektimin e pushimzjarrit i ka drejtuar dhe presidenti amerikan Barack Obama. Sipas zëvendëskëshilltarit për Sigurinë Kombëtare ne Shtëpine e Bardhë Ben Rhodes, Obama ia percolli kete mesazh homologut rus Putin gjatë një bisede jozyrtare që patën në takimin e kësaj jave në Pekin. Krizen e Ukraines, kreu i shtetit amerikan ka ndermend ta diskutoje edhe me udhëheqësit europianë në kuader te samitit te G2-tes në Brisbane të Australisë.

Top Channel