PD: Buxheti, i mirë vetëm për Qeverinë

14/11/2014 00:00

Çdo analizë e opozitës për projektbuxhetin del në konkluzionin se asgjë e
mirë nuk e pret ekonominë dhe qytetarët vitin e ardhshëm, pasi do te
jenë ata që do të paguajnë pjesën dërrmuese te taksave të rritura me 160
milionë dollarë, pa marre asnje stimul tjeter nga Qeveria.

“Ky buxhet ul pagat dhe pensionet. Pagat mbeten në nivelin vitit 2013 dhe parashikohen 1.2 miliard lekë për të indeksuar pensionet. Por, ndonese inflacioni eshte rreth 2%, cmimet e ushqimeve dhe shërbimeve bazë janë rritur 6%-8% sipas tremujorëve. Keshtu paga reale eshte rreth 15% më e ulet dhe pensionet duhet te rriten te pakten tre herë më shume se sa parashikon në buxhet qeveria”, u shoreh deputeti democrat Shereferin Shehu.

Sipas eksperteve demokrate qeveria i ka bere llogarite duke pare vetem interesin e saj, sepse ka rritur taksat per qytetaret, qe te mbuloje rritjen e shpenzimeve per vete.  

“Buxheti i kryeministrit rritet 30% dhe shpenzimet administrative 12%. Fondi i pagave rritet 30 milion dollarë për të paguar shtimin e 176 shërbëtorëve dhe propogandisteve për kryeministrin, 1100 policëve, 400 policë burgjesh, 1400 nëpunesve në Ministrinë e Punës dhe disa të tjerë”, theksoi Shehu.

Ish-zevendesministri i Financave thote se projektbuxheti braktis fermeret dhe per shkak te rritjes se mases se kontributeve, u rrezikon atyre pensionin.

“Keshtu nga rreth 6000 fermerë, që kanë përfituar mesatarisht çdo vit, kete vit dhe ne vazhdim pritet të ketë rreth 200 përfitues tregëtare dhe jo fermerë. Ne 2015 trefishohen kontributet e fermereve per sigurime shoqërore dhe rrezikohet perfitmi i pensionit. Nga 23 dhe 30 mijë lekë qe paguajne sot sipas zonave, ne 2015 duhet të paguajnë 80 mije lekë në vit pavaresisht zones”, shtoi Shehu.

Sipas opozites ky projektbuxhet ve ne rrezik stabilitetin e finacave publike per shkak te evazionit te larte fiskal, duke vene ne dyshim mbledhjen e te ardhurave dhe rritjen arbitraritetin te administrates tatimore.

Top Channel