Pele në spital, probleme me veshkat

14/11/2014 00:00

Legjenda e futbollit, Pele i është nënshtruar të enjten një ndërhyrjeje kirurgjike që ka alarmuar gjithë Brazilin, por edhe sportdashësit kudo në botë.

“O Rey” ka pasur një problem me veshkat dhe aktualisht ndodhet në spitalin e San Paolos në gjendje të qëndrueshme, thotë buletini mjekësor.

“Pacienti vuante nga një bllokim në veshka, që shkaktonte pengimin e fluksit urinor. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për hapjen e kanaleve dhe aktualisht është i qëndrueshëm dhe po rekuperohet”, thuhet në buletinin e mjekëve.

Së shpejti historia e yllit të futbollit, që me fintat e tij bëri për vete mbarë globin në vitet 58-70, do të prezantohet përmes një filmi.

Prodhimi kinematografik tregon fillimet e tij në lagjet e varfëra braziliane dhe pasionin për futbollin, deri në ngjitjen në majat sportit më të adhuruar në botë.

Top Channel