Mark Whalberg: Di Caprio nuk më donte në filmin e tij

14/11/2014 00:00

Ju kujtohet kur Mark Wahlberg njihej më mirë si djaloshi reper Marky Mark? Leonardo Di Caprio e mban mend.

Dy aktorët sot janë miq dhe kolegë të mirë, por në vitin 1994 Di Caprio u përpoq me të gjitha mjetet të ndalonte regjisorin Scott Kalvert që të zgjidhte Wahlberg për filmin “Ditari i Basketbollit”.

“Leonardo tha, ‘në asnjë mënyrë nuk do të luaj një film me Marky Mark’. Ashtu bënin edhe shumë njerëz të tjerë”, ka thënë vetë Wahlberg, sipas “Huffington Post”.

Të dy aktorët ishin në fillim të njëzetave atëherë, por Di Caprio e kishte fituar reputacionin e një aktori të respektuar pasi kishte fituar një norminim për Oscar për filmin e vitit 1993, “Cfarë po ha Gilbert Grape”.

Wahlberg nga ana tjetër ishte më i njohur për reklamat që bënte për MTV. Plus, ai kishte pasur edhe një moment të sikletshëm me Leon në një program të televizionit muzikor.

“Ishte një garë basketbolli në “Rock N’ Jock”. Unë po luaja vetëm me të mbathura dhe më duket se bllokova një gjuajtjen e tij. Isha pak rebel atëherë, por sillesha mirë me Leon”, ka treguar më tej Wahlberg.

Top Channel