Filmi i ardhshëm i Johnny Depp

14/11/2014 00:00

Duket se Jonny Depp i adhuron rolet komediane. Së shpejti aktorin do ta shohim në rolin e trafikantit anglez të veprave të artit, Charlie Mortdecai, në filmin me të njëjtin titull.

Filmi, i zhanrit aksion-komedi, bazohet në një seri novelash të viteve ’70, por është ambjentuar në Los Anxhelesin dhe Londrën e ditëve të sotme.

Trafikanti aristokrat shoqërohet në aventurat e tij nga shërbyesi Jock, i interpretuar nga Paul Bettany. Bashkë me ta interpretojnë edhe Gwineth Paltrow e Iwan McGregor, që do të pasurojnë akoma më shumë filmin me theksin anglez.

Por fansave të Depp, të cilët e adhurojnë për rolin e piratit Jack Sparrow të sagës “Piratët e Karaibeve”, do t’u duhet të presin deri janarin e vitit të ardhshëm për ta parë në këtë film të ri.

Top Channel