Ebola, Kupa e Afrikës në Guinenë Ekuatoriale

14/11/2014 00:00

Kupa e Afrikës 2015 do të luhet në Guinenë Ekuatoriale. Kështu ka vendosur Federata Afrikane e Futbollit pas tërheqjes së Marokut nga frika e përhapjes së virusit të Ebolës.

Turneu do të zhvillohet nga 17 janari deri më 8 shkurt të vitit të ardhshëm.

Ndërsa Maroku është përjashtuar nga gara, Guinea Ekuatoriale do të kualifikohet direkt si vend organizator, duke u kthyer sërish në lojë pas eleminimit korrikun e kaluar.

Zgjedhja e vendit të Afrikës Qendrore është zyrtarizuar pas një takimi në kryeqytetin Malabo, mes presidentit Teodoro Obiang dhe homologut të tij Issa Hayatou.

Qytetet e zgjedhura për ndeshjet e fazës finale janë Malabo, Bata, Mongomo dhe Ebebijin. Shorti do të mbahet më 3 dhjetor 2014 në Malabo.

Top Channel