Ish-shefi i diplomacisë serbe Vuk Drashkoviç e konsideron edhe ai
historike viziten e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, ndërsa
në intervisten e dhene “Deutsche Welle-s”, bën dhe një pohim befasues,
duke e cilësuar pavaresinë e Kosovës, një realitet.

“Vizita është e një rëndësie shumë të madhe. Kryeministri i Shqipërisë erdhi në Beograd dhe bisedoi me shefin e ekzekutivit serb. Rama vizitoi gjithashtu bashkësinë etnike shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Nga ana tjeter, e ka ftuar homologun serb për vizitë në Tiranë. Edhe sikur të mos kishin rene dakort për asgjë tjetër, vetë nënshkrimi i një marrëveshje për lëvizjen vetëm me kartë identiteti të shtetasve të Shqipërisë dhe Serbisë në këto vende, paraqet një arritje historike. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, e shpresoj edhe vizitës së Vuçiçit në Tiranë, jam shumë i sigurtë se me dhjetëra e dhjetëra mijëra turistë serbë do të nisen drejt bregdetit shqiptar. Jam i bindur se atje do të shkojnë të rinj dhe njerëz te biznesit. Në mënyrë masive do të nisen drejt Serbisë edhe shqiptarët. Kjo është një marrëveshje e karakterit europian, që shënon europianizimin e relatave mes Shqipërisë dhe Serbisë. Unë nuk dua t’i vë re shkëndijat që kanë ndodhur mes kryeministrave Rama dhe Vuçic. Nuk u kushtoj kurrfarë rëndësie dhe them se shume shpejt do të harrohen”, thotë Drashkoviç.

Drashkoviç kujtoi se tashme eshte realitet qe pavaresine e  Kosovës e njohin 108 vende dhe fakti qe Serbia, qe prej vitit 1999 nuk ka me sovranitet mbi te, ashtu siç nuk ka as pushtet juridik, legjilativ dhe ekzekutiv apo forca policore e ushtarake.

Realiteti tjeter qe shoh une, – shton ish-ministri i Jashtem serb,- eshte se Serbia dhe Shqipëria duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe se nga 28 vendet anëtare të BE, 23 e njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo është ana politike dhe këto janë fakte të pakontestueshme, thotë ai.

I pyetur nga gazetari qe kujton pervojen e gjate diplomatike te politikanit veteran serb, nese beson ne paqe dhe pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, Drashkoviç shprehet se ky eshte nje proces qe nuk mund te ndalet, e shton se per gjithe çfare ka ndodhur ne kosove, Millosheviçi dhe regjimi i tij mbajne pergjegjesi historike.

Top Channel