Xhuvanit i komunikohet akuza e vrasjes

14/11/2014 00:00

Në burgun e Fushë-Krujës 25-vjeçarit Kostandin Xhuvani i është
komunikuar nga prokurorët e Tiranës akuza e vrasjes në rrethana
cilësuese të katër personave, si edhe ajo e armëmbajtjes pa leje.

Ky veprim i prokuroreve te dosjes do te thote se se shpejti dosja e masakres ne rrugen e Elbasanit perfundon ne gjykate. Burimet e Top Channel thane se i pandehuri pasi eshte njohur me akuzen dhe vendimin per marrjen si te pandehur te tij  ka thene se nuk ka asnje pretendim mbi keto konkluzione te hetimit.

Por ne lidhje me ngjarjet Xhuvani ka sqaruar se ka qene ne gjendje te renduar nga perdorimi i alkoolit dhe se ne mungese te koshiences per kete arsye nuk e kujton ngjarjen.

Xhuvani mesohet te kete thene se: ‘mohoj dashjen dhe vullnetin tim per te vrare shokun tim Arber Demiraj dhe nuk arrij te kuptoj se si eshte vrare ai”. Avokati mbrojtës kane pretenduar se shendeti mendor i Xhuvanit eshte i renduar e per kete shkak është kerkuar ekspertim psikiatriko -ligjor.

Top Channel