Ariana Grande ‘nxeh’ Berlinin

14/11/2014 00:00

Pasi ‘i vodhi’ shfaqjen Nicky Minaj në Glasgou, Ariana Grande shkëlqeu sërish, këtë herë në skenën e Berlinit.

Këngëtarja 21-vjeçare udhëtoi në kryeqytetin gjerman për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bambi”, ku u vlerësua si “Artistja e re më e mirë”.

E për të mos zhgënjyer fansat e saj të pranishëm në ceremoni, mes të cilëve dhe princi dhe princesha e Danimarkës, Ariana ‘nxehu’ skenën me kërcimin dhe veshjen e saj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel