Rama në Suedi “për politikën rajonale”

14/11/2014 00:00

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd është disktuar edhe në vizitën e këtij të fundit në Stokholm të Suedisë. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga kryeministri suedez, Stefan Lofven, me të cilin është diskutuar bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit.

Me homologun suedez, kryeministri Rama bisedoi edhe mbi marrëdhëniet dypalëshe gjatë drekës së punës në selinë e qeverisë së këtij vendi. Kryeministri Rama e falënderoi homologun suedez për mbështetjen e vazhdueshme, që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë, veçanërisht sa i takon procesit të integrimit europian.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona u cilësuan të shkëlqyera dhe kryeministri Lofven përgëzoi qeverinë shqiptare për reformat e ndërmarra. Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë dyditore në Stokholm, ku është ftuar të mbajë fjalën kryesore në samitin “Creative Time”.

Më herët, kryeministri Rama bisedoi dhe me ambasadorët suedezë të akredituar në rajon dhe iu përgjigj interesimit të tyre mbi zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Top Channel