Drejtësia pro ndryshimit të Kushtetutës

14/11/2014 00:00

Për herë të parë, një sondazh i realizuar në radhët e gjyqësorit dhe
prokurorisë me 388 të anketuar, jep pergjigjen se Kushtetuta duhet
ndryshuar.

Në këtë anketë, gjyqtaret dhe prokuroret japin mendim edhe per poziten e presidentit ku 73 per qind prej tyre shprehen pro forcimit te rolit te presidentit, si nje figure e paanshme politikisht. 47.8 per qind e te anketuarve mendojne per zgjedhjen e presidentit drejtperdrejt nga populli, ndersa 36.7 per qind mendojne zgjedhjen e Presidentit nga 3 te pestat e te gjithe anetareve te Kuvendit.

“Shumica e pjesëmarrësve në anketim dhe diskutime janë të mendimit që është e nevojshme, ndërhyrja në Kushtetutë, veçanërisht në pjesët që lidhet me pavarësinë dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, përfshi këtu Prokurorinë, institucionet e pavarura dhe pozitën kushtetuese të Presidentit të Republikës”, thotë Andi Dobrushi, drejtor i fondacionit “Soros”.

“Tre të katërtat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mendojnë se formula e zgjedhjes të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuesve, të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe ajo e Prokurorit të Përgjithshëm ka nevojë të ndryshojë”, thotë Ersida Sefa, menaxhere e programit.

“Ajo që tërheq vëmendjen është se gjyqtarët dhe prokurorët janë të mendimit që gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duhet të vazhdojnë të ekzistojnë, të qëndrojnë si gjykata më vete. Por, mendojnë se juridiksioni i tyre duhet rishikuar nga pikëpamja kushtetuese”, thotë eksperti Artan Hoxha.

“Më bën përshtypje dicka serioze, rezultati i përgjigjes së prokurorëve, nuk prek thelbin e Prokurorisë. Ata kërkojnë të ruajnë këtë sistem, që në tavolina e kritikojnë si sistem i cili po dëmton”, thotë Arben Rakipi, ish-prokuror i Përgjithshëm.

Por per kryetarin e Shoqates se Prokuroreve, ndryshimet kushtetuese per Prokurorine, duhet te vendosin edhe për figuren e zëvendësprokurorit te pergjithshem, një pozicion ky që mungon aktualisht.

“Eshtë e domosdoshme që prokuroria të ketë zëvendësprokuror të përgjithshëm të Republikës, pasi ashtu sikundër e dini edhe ju, Prokuroria është organ jo thjesht administrativ, por edhe organ ligjor. Qenia e një zëvendësprokurori të përgjithshëm do të shmangte historitë e delegimit të firmave, kur prokurori i përgjithshëm, për arsye pune nuk ndodhet në ushtrim të detyrave të tij”, tha kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari.

Sondazhi eshte zhvilluar pergjate muajve qershor – korrik 2014, ne kuader te nismes per reforme kushtetuese, nga Fondacioni i Shoqerise se Hapur per Shqiperine.

Top Channel