Dunga: Humbja ndaj Gjermanisë nuk harrohet

14/11/2014 00:00

Carlos Dunga ka deklaruar se humbja 1-7 që Brazili pësoi në Botëror ndaj Gjermanisë nuk do të harrohet kurrë, por trajneri i Seleçaos premtoi se skuadra e tij do të bëjë të pamundurën që të kompensojë tifozët brazilianë për atë dështim historik.

“Humbja 1-7 ndaj Gjermanisë në Botërorin që luajtëm në vendin tonë është e paharrueshme. Një dështim i tillë para tifozëve i rëndon shumë të gjithëve, por ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë suksese brazilianëve në mënyrë që t’ia lehtësojmë dhimbjen”, tha Dunga në një intervistë për gazetën turke ‘Hurriyet’.

Tekniku i pesë herë kampionëve të botës zbuloi edhe kriteret me të cilat përzgjedh lojtarët që grumbullohen në kombëtare.

“Shoh sa angazhohen me klubet përkatëse. Nëse një lojtar nuk luan për shokët e skuadrës, sado i mirë të jetë, unë nuk e thërras në kombëtare. Për mua, yjet janë ata lojtarë që i shërbejnë skuadrës dhe ndihmojnë shokët”, tha Dunga.

Top Channel