Ligji i punës, protesta në Itali

14/11/2014 00:00

Italia është përfshirë nga protestat e organizatave dhe shoqatave të
shoqërisë civile që kundërshtojnë një projektligj të qeverisë Renzi sa i
përket punësimit.

Protesta u zhvilluan në 20 qytete në mbarë vendin. Në Milano studentë, organizata joqeveritare, aktivistë të shoqërisë civile, sindikata dhe qytetarë u bashkuan kundër projektligjit që njihet si “Jobs Act”.

Protesta masive ka patur edhe në Romë, ku 15 mijë studentë paralizuan për orë me radhë qytetin. Po ashtu edhe në Napoli e Torino mijëra protestues dolën në rrugë dhe sheshe për të kundërshtuar ligjin.

Policia ndërhyu duke shpërndarë manifestuesit në Milano, ndërkohë që në Padova ka patur përleshje të forta mes manifestuesve dhe forcave të sigurisë, ku dhjetra policë kanë mbetur të plagosur lehtë dhe dhjetra protestues janë arrestuar.

Sindikatat dhe shoqëria civile e konsideron ligjin si të padrejtë dhe që rrit ndjeshëm barrën fiskale për punonjësit.

Projektligji prej kohësh ka qenë objekt bisedimesh mes forcave politike italiane. Së fundmi një marrëveshje mes PD-së së Kryeministrit Mario Renzi dhe “Forca Italia” të Berluskonit siguron votat e nevojshme në parlamentin italian për kalimin e tij.

Ligji hyn në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Top Channel