3 vite më parë Kimi qante për një foto nudo

14/11/2014 00:00

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fotot e saj krejtësisht nudo për revistën ‘Paper’, në kopertinën e së cilës tregon të pasmet ndërsa në setin fotografik shoqërues të intervistës tregon gjithçka tjetër me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Por, tre vite më parë i njëjti person ka derdhur lot kur ka parë një foto të sajën në revistën ‘W’.

Ja si qahej ajo në një episod të janarit 2011 të ‘Kourtney & Kim Take New York’: “Oh Zot, jam më e zhveshur se te ‘Playboy’. Jam shumë e nxehur. Më premtuan që do më mbulonin me vizatime, por mund të shohësh gjoksin. Më thanë që nuk do dukej asgjë, por duket qartë. Kjo është pornografi!”

Fotoja e kopertinës së atëhershme të revistës ‘W’ tregon Kimin krejtësisht nudo, por pjesët intime të mbuluara me shirita të kuq.

Top Channel