Ky vit ka ekspozuar shumë shpesh vendin tonë në mediat botërore, e për festën e 70-vjetorit të Çlirimit do të jetë sërish.

Këngëtarja e njohur Jessie J., përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se do të performojë në Tiranë për ditën e Çlirimit të Shqipërisë.

Prania e saj është një lajm i mirë, por ende s’është bërë e ditur sa do të paguhet, apo do të jetë falas, ndërkohë që koncerti do të jetë i lirë për t’u ndjekur nga kushdo.

* Një djalë vetëm 8 vjeç vrapon mes plumbave, për të shpëtuar një vajzë sa mosha e tij, në Siri. Videoja e publikuar në internet tregon se vajza qëndronte e ngrirë pas një makine, ndërsa konflikti i armatosur zhvillohej para saj.

Djali e ka marrë vajzën dhe e ka çuar në një vend më të sigurt. Megjithëse u rrëzua disa herë dhe plumbat i vinin nga të gjitha anët, 8-vjeçari i guximshëm nuk u dorëzua.

* Më shumë se 100 nipër, mbesa dhe stërnipër, i kanë organizuar një festë për ditëlindjen Ndue Lalajt. Ai festoi një shekull jetë dhe pasardhësit e tij menduan gjithçka, për ta bërë këtë festë të paharrueshme e për të mbajtur në kujtesë rëndësinë e familjes.

* Vullneti për të arritur atë që do, bën të humbasësh edhe 30 kg. Dy djem nga Durrësi treguan në “Pasdite në Top Channel”, se si ndryshuan stilin e jetesës, vetëm për të pasur një jetë të shëndetshme.

Ëmbëlsirat dhe ushqimi i “Fast Food”-ëve u zëvendësuan me vrap në natyrë e gatime bio.

Top Channel