Rrëfimet arabe, versionet mesjetare të “50 Shadows of Grey”

14/11/2014 00:00

Për herë të parë janë përkthyer nga arabishtja në anglisht “Rrëfimet e mrekullueshme të një të huaji”, një kolazh me 18 rrëfenja që datojnë që nga shekulli i 10-të i Erës Sonë.

Rrëfimet e strehuara në një dorëshkrim të vetëm në një bibliotekë të Stambollit, gjashtë prej të cilave janë përfshirë më parë në botimet e “Netëve arabe”, shihen si një version Mesjetar i “50 Shadows of Grey”.

Shembulli tipik i erotizmit merret rrëfenja “Historia e princit dhe 40 vajzave dhe çfarë ndodhi me to”, një histori e ngarkuar me skena erotike, romanticizëm dhe dhunë.

Perëndimi është njohur për herë të parë me këto rrëfime në vitin 1933 kur u botuan në gjermanisht, por për herë të parë të plota në anglisht i sjell Malcolm C Lyons.

Top Channel