Janë të paktën 200 mijë familje që përdorin për ngrohje dru zjarri. Nga
të dhenat ka rezultuar se çdo familje përdor 5 deri ne 6 metër kub dru
çka bën që në një vit të kërkohen rreth 1 milion metër kub dru për
djegie.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka në një takim me ambientalistet tha se do te kerkoje heqjen e takses se TVSH-ja per importin e drurit

“Alternativa e re, të cilën ne e ofrojmë në këtë paketë fiskale, është heqja e TVSH-së, për drurin e importit. Sot aktualisht druri i importit mbërrin në territorin shqiptar me një kosto të barabartë me këtë cka sot ka tregu i zi shqiptar”, tha ministri Koka.

Prerja dhe djegja e pyjeve per vite te tera pa asnje kriter ka bere qe edhe pse Shqiperia te kete 70 % te siperfaqes te mbuluar me pyje gjendja e tyre te jete shume e rende. Gjate ketij vitit, sipas Ministrise se Mjedisit, jane mbjelle rreth 1 milion fidane.

“Ne nuk kemi as 3 për qind pyje të vjetra. Kemi rreth 80 për qind pyje të reja pikërisht nga ky mbishfrytëzim dhe aktualisht ka edhe rrallim të madh të pyjeve”, theksoi Koka.

Top Channel