Edhe princesha Leia ngacmohet në rrugë

14/11/2014 00:00

U njohëm me videot e femrave që ngacmohen në rrugët e Kajros, Nju Jorkut, Romës e të tjera në kuadër të një vale eksperimentesh sociale të shpërthyera në internet që janë ndërmarrë nga artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Por ka nga ata që i cilësojnë si të tepruara interpretimet e ngacmimeve dhe një i tillë është edhe një grup që ironizoi videon e publikuar nga një aktore amerikane e cila në 10 orë rrugëtim në Nju Jork ishte viktimë e mbi 100 ngacmimeve.

Në qendër të videos në fjalë nuk është një person dosido, por vetë princeshë Leia, personazh në serinë e filmave fantashkencë, “Star Wars”.

Pavarësisht statusit të saj si princeshë, as Leia nuk i shpëtoi ngacmimeve të rrugës, madje jo nga tokësorët, por nga jashtëtokësorë, personazhë të filmit të famshëm. 

Top Channel