Si vizatohet një personazh i lezetshëm Disney

14/11/2014 00:00

Keni menduar ndonjëherë pse të gjithë personazhet e Disney-t janë të lezetshëm? Kjo ndodh pasi të gjithë ata që i vizatojnë këto personazhe punojnë në bazë të një formule të caktuar.

Preston Blair sqaron në librin e tij me titull ‘Advanced Animation’ si bëhet një vizatim klasik në filmat e animuar.

Ja formula:

– Veshët duhet të jenë më të vogla se veshët e një personi të rritur
– Nuk duhet të ketë qafë. Koka është e ngjitur direkt me shpatullat
– Trupi duhet të jetë në formën e një dardhe
– Koka duhet të jetë e madhe në krahasim me trupin
– Sytë vizatohen poshtë dhe duhet të jenë të mëdhenj e të ndarë me shumë hapësirë nga njëri-tjetri
– Hunda dhe goja duhet të jenë gjithmonë të vogla
– Krahët duhet të jenë të shkurtër dhe kurrë të dobët. Gishta të shkurtër
– Barku i fryrë
– Këmbë të shëndosha dhe të shkurtra

Top Channel