U-19, Shqipëria shkatërrohet nga Portugalia

14/11/2014 00:00

Kombëtarja e Shqipërisë U-19 është mundur thellë 4-1 nga Portugalia në ndeshjen e dytë eliminatore të Grupit 7 për kualifikueset e Europianit të vitit 2015 të kësaj grupmoshe.

Pasi humbi edhe ndeshjen e parë me rezultatin e ngushtë 1-0, kuqezinjtë nuk kanë më asnjë shpresë për të kaluar në Elite Round, faza e fundit para finaleve të Europianit.

Golat për luzitanët u shënuan nga Paulo Cabral (5’), Renato Sanches (10’), Hildeberto Pereira (15’) dhe Gonçalo Guedes (42’).

Goli i nderit për Shqipërinë u shënua nga Esad Morina në minutën e 62.

Shqipëria U-19 do të luajë kundër Uellsit ndeshjen e fundit të grupit në datën 17 nëntor.

Top Channel