Energjia, Gjiknuri: Kemi reduktuar humbjet

14/11/2014 00:00

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka bërë një bilanc të operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike si rezultat i të cilit arkëtimet janë rritur me më shumë se gjysmën e mesatares mujore të arkëtimeve. Me këto masa sipas Gjiknurit, qeveria do të përmbushë objektivin për uljen e humbjeve vjetore me 5 %.

“Në tre këto tre javë rritje me 60 % të arkëtimeve mbi mesataren që do të thotë në vlerë monetare 900 mln lekë më shumë ose 9 mln dollarë më shumë. Objektivi 5 % tejkalohet që vitin e parë; në shtator i kemi shifrat e humbjes 31.2 %;  në tetor edhe se rritet konsumi llogariten në 34.7 %. Unë besoj që mesatarja e vitit do të jetë poshtë 40 %”, deklaroi Ministri Gjiknuri.

Ministri thotë se deri më tani janë proceduar mbi 500 persona dhe rreth 30 punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes që kanë bashkëpunuar në vjedhjen e energjisë elektrike. Por deputetët shprehën shqetësimin e tyre lidhur me mbifaturimet, sjelljen e punonjësve të OSHEE apo mungesën e furnizimit me energji.

Vladimir Kosta, deputet i PS-së:
Punonjës të OSHEE, ka një rast në Këlcyrë të cilët janë me një sjellje të keqe ndaj familjarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë një muaj, po kjo s’do të thotë që ata nuk do t’i paguajnë më vonë.

Damian Gjiknuri:
Është ngritur një njësi operacionale për të kontrolluar vjedhjen brenda sistemit dhe vetë punonjësit e OSHEE, është njësi e pavarur ku do të adresohen edhe problematika të tilla”.

Vladimir Kosta, deputet i PS: Ka lagje të reja pa kabina, a parashikon buxheti para për këto?

Damian Gjiknuri: Shumë prej 93 mln USD nga BB për OSHEE do të shkojë për kabina, matësa etj.

Top Channel