Gramsh, ekzekutohet 37-vjeçari
15/11/2014 00:00
Një 37-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e së premtes në fshatin Tërvol të rrethit të Gramshit.
37-vjeçari i identifikuar si Përparim Duzha është vrarë me armë zjarri në momentin kur ka dalë ballkonin e banesës së tij.
Mësohet se viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika ku jetonte prej kohësh si emigrant.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vrasje për hakmarrje ose larje hesapesh.
Top Channel