Modelja ecën lakuriq në Nju Jork, askush s’e vë re

15/11/2014 00:00

Ditë më parë një aktore ngriti shqetësimin për ngacmimet rrugëve të Nju Jorkut nëpërmjet një eksperimenti social të kryer me ndihmën e të dashurit të saj, ku brenda 10 orëve u ngacmua mbi 100 herë.

Videoja u shpërnda menjëherë dhe nëpër rrjetet sociale pjesa më e madhe dënoi fenomenin. Por ka nga ata që e cilësojnë të tepruar. Pas parodisë së një grupi të rinjsh që po në rrugët e Nju Jorkut filmuan Princeshën Leia të “Star Wars” që ngacmohej nga personazhet më të çuditshëm të serisë së filmave fantashkencë, mbërrin një tjetër.

“Model Pranksters” publikoi në Youtube videon e një modeleje që ecën e veshur vetëm me ‘xhinse’ të ngjyrosura në trup dhe askush nuk e vë re, jo më ta ngacmojë.

I njëjti eksperiment social është ndërmarrë fillimisht në muajin maj nga një modele në Francë, ku sërish ishte i njëjti rezultat, askush s’e vuri re.

Top Channel