Tiranë, mbyllen 14 lokale nate, shqetësonin banorët

15/11/2014 00:00

Ka vijuar edhe këtë fundjavë aksioni i Inspektoritatit Shtetëror të
Mjedisit për kontrollin e lokaleve dhe pubeve, të cilat me muzikën e
lartë në orët e vona të natës shqetësojne banorët.

Mbremjen e se premtes, Inspektoriati i Mjedisit ne bashkepunim me Policine e Shtetit kanë mbyllur 14 lokale nate në kryeqytet, te cilat kane qene problem i vazhdueshem. Nder to radhiten ‘Club Buterfly’, ‘Mexico’, ‘Amsterdam’, ‘Ferrari’, ‘Hanover’, ‘Muzike Live Harem Tirona’,’Tallava Lili’, ‘Tallava Kosova’ e te tjera.

Sipas kreut te Inspektoriatit Shteteror Mjedisor, Ergys Agasi, subjekteve u eshte pezulluar aktivitetit nga Ministria e Mjedisit pas revokimit te lejeve nga nje aksion i para disa diteve. Ne, tha Agasi, do te jemi ne zbatim te ligjit dhe ne sherbim te qytetareve.

Top Channel