Pas gjashtë vitesh recensioni të vazhdueshëm, ekonomia greke rikthehet
në ritmet e zhvillimit dhe vendi del nga “depresioni i madh”, siç e kanë
karakterizuar specialistët e ekonomisë botërore.

Lajmi publikohet nga ‘Eurostat”, që ka deklaruar se per here te pare ne Greqi eshte regjistruar ne tremujorin e pare te 2014 nje ritem zhvillimi i ekonomise prej 0.7% te PBB, 0.3% me tremujorin e dyte dhe 0.7% gjate periudhes korrik-shtator.E krahasuar me nje vit me pare ekonomia grek u rrit me 1.7%.

 “Mendoj se është jashtëzakonisht pozitive, te pakten sepse duket qe ekonomia po stabilizohet. Dhe stabiliteti eshte gjithnje fillimi i procesit të zhvillimit”, thotë analisti Nikos Kafkas.

Sipas analisteve ky zhvillim ka ardhur kryesisht si rezultat i bumit turistik, me numrin e turisteve qe perllogaritet se do shkoje ne fund te vitit ne 23 milionë vete. Statistikat e fundit jane nje nxitje per Qeverine e cila trumbeton arritjet e saj duke treguar rezultatin qe kane sjelle reformat,vetem tre muaj para votimit palamentar per zgjedhjen e presidentit,deshtimi i te cilit mund te çoje vendin ne zgjedhjet e parakohshme.
 
Por megjithese Kryeministri Samaras ka deklaruar oret e fundit ne nje mesazh televiziv se ekonomia greke i eshte rikthyer zhvillimit pas recensionit te gjate, efektet e reformave nuk jane aspak te dukshme per qytetaret greke qe deklarojne se PBB u reduktua me 25% ne gjashte vitet fundit,vende pune te reja nuk po hapen,papunesia mbetet ne 26%  dhe te ardhurat reduktohen gjithnje e me shume.

“Ne nuk e kemi ndjerë. Ajo qe na thone, nuk nenkupton se mund te jete edhe e verteta. Shpresoj te jete keshtu siç deklarojne,por une nuk shoh nje dicka te tille”, theksoi George Hamorusos, agjent sigurimesh.

Lajmi i daljes se Greqise nga recensioni eshte pritur me komente pozitive nga gazetat amerikane ‘NYT’, “Washington Post”, “Wall Street Journal”, ato europiane si “Financial Times” dhe “Le Mont” dhe agjencite me te medha nderkombetare qe theksojne se Athina ka regjistruar nje revansh ne ekonomine europiane duke kapur nje rritem zhvillimi prej 0.6% mesatarisht per kete vit dhe duke rikthyer besimin e tregjeve.

Top Channel