Nis “MasterChef 2”, për 14 javë në Top Channel gara më e madhe e gatimit

15/11/2014 00:00

Rikthehet nga të shtunën mbrëma në Top Channel, “MasterChef”. Janë me
qindra konkurrentët që garuan në audicionet paraprake, por vetëm një
pjesë e tyre do të dalë përballet me gjykimin e tre shefave, Sokol
Prenga, Renato Mekolli dhe Gëzim Musliaka.

Shefat jane te njejtet ne kete edicion te dyte, por gjithcka tjeter do te jete ndryshe. Konkurrentet jane te moshave, profesioneve dhe krahinave te ndryshme, edhe jashte Shqiperise. Per here te pare edhe nga Kosova. Pika e perbashket e tyre eshte pikerisht gatimi, madje disa kane hequr dore nga cdo impenjim tjeter per te qene pjese e ‘MasterChef’.

Provat jashte kete vit do te jene spektakolare. Disa do te  zhvillohen ne qytete te ndryshme te Shqiperise dhe secila prej tyre do te kete nje fabul, nga e cila do te varet edhe menuja e dites per konkurrentet, te cilet tek keto prova garojne ne skuadra. Pjesa me e madhe e provave do te zhvillohet ne nje kuzhine krejtesisht moderne te ‘MasterChef-it, nje ambient i ri, i ngrohte dhe familjar.

Se bashku me skemat e eliminimeve, ato do te jene me te nderlikuara.

Fituesi do te marre cmimin prej 10 mije eurosh dhe do t’i botohet  nje liber me recetat e tij. Nga sot faza e audicioneve dhe keshtu per 14 te shtuna rradhazi, konkursi me i madh i gatimit ne ‘MasterChef’.

Top Channel