Dalja e rrallë e “profesorit” dhe bashkëshortes së tij

15/11/2014 00:00

Jemi mësuar ta shohim në një karrige me rrota ku e ka vendosur roli si profesor Xavier në seritë e filmave “X-Men”, por Patrick Stewart jo vetëm që ecën, por edhe në krah të bashkëshortes së tij.

“Profesori i mutantëve” 74 vjeç u shfaq në një dalje të rrallë publike me bashkëshorten e tij Sunny Ozell, 36 vjeç.

Çifti me diferencë të madhe në moshë u fotografuan në hyrje të një restoranti në Los Anxheles, restorant të cilin e kishin zgjedhur për të festuar përvjetorin e parë të martesës së tyre.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel