Rusia hap “Wikipedia-n” e saj

15/11/2014 00:00

Në vazhdën e një politike informative dhe propagandistike alternative ndaj asaj të Perëndimit, Moska ka vendosur të hapë enciklopedinë e saj elektronike.

Sipas qeverisë ruse, enciklopedia aktuale nuk ka informacione të bollshme, të detajuara dhe të besueshme mbi rajonet ruse dhe mbi stilin e jetesës në vend.

Nisma, e titulluar “Një alternativë ndaj Wikipedia-s”, është ndërmarrë nga Biblioteka Presidenciale që mban emrin e ish-presidentit Boris Yeltsin.

Të dhënat e enciklopedisë së re rajonale do të jenë në dispozicion të vizitorëve në faqen e internetit të bibliotekës kombëtare elektronike.

Top Channel