Aksioni i OSHEE në Tiranë, Gjermeni: Fund praktikave abuzive

15/11/2014 00:00

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni ka marrë
pjesë në aksionin e zhviluar për prerjet e lidhjeve abuzive në rrjetin e
energjisë elektrike në zonën e Tiranës së Re, pranë Fakultetit Juridik.

Shqipëria, tha Gjermeni, nuk e ka luksin të humbasë kaq shumë para, ndërkohë që si qytetarë që duam të integrohemi në familjen e madhe europiane duhet t’i japim fund këtyre praktikave abuzive.

“Të gjithë jemi bashkë për t’i dhënë fund abuzimit me energjinë. Shpreh konsideratën dhe mirënjohjen për qytetarët që vazhdimisht e paguajnë energjinë si një detyrim dhe ata që në këtë kohë u janë kthyer intensivisht sporteleve për të paguar vonesat për energjinë që kanë përdorur në shtëpitë dhe bizneset e tyre. Abuzimi me energjinë është një vepër penale dhe ky aksion i shërben ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe bizneseve”, deklaroi Gjermeni.

Ministrja Gjermeni shprehu mbështetjen e qeverisë duke falenderuar punonjësit e OSHEE-së dhe Policisë së Shtetit, të cilët me aksionin që po zhvillojnë kanë rritur arkëtimet dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të paguar energjinë elektrike.

Top Channel