Nëse do të bëhesh miliarder, atëherë bëhu hidraulik! Kjo është këshilla që vjen nga miliarderi amerikan Michael Bloomberg.

I shpallur si një nga njerëzit më të pasur në botë, Michael u shpreh gjatë takimit vjetor të grupit tregtar në Wall Street se, për të krijuar dinastinë tënde nuk duhen aspak vite të gjata dhe të shtrenjta shkollimi.

Sipas tij, sekreti për të ecur përpara në ditët e sotme është një zanat i mirë dhe sigurisht investimi tek ai profesion.

“Nëse fëmija juaj nuk është inteligjent sa duhet në terma akademikë, por ka aftësi të mira komunikimi dhe bindëse, atëherë hidrauliku është profesioni i duhur, pasi ai mund ta rrisë atë biznes duke punësuar edhe persona të tjerë më vonë”, tha Bloomberg.

Gjithashtu, themeluesi i të dhënave dhe shërbimeve të lajmeve të kompanisë “Bloomberg LP” tha se, në vend që të paguash 60 mijë dollarë në vit për shkollim në Harvard, më mirë atë shumë lekësh e investon për një biznes të vogël.

Top Channel