LSI, Vasili: Buxheti, më i plotë me praninë e opozitës

16/11/2014 00:00

Në një deklaratë për shtyp paraditen e së dielës, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka folur mbi projektbuxhetin e vitit 2015 që pritet të diskutohet në Kuvend.

Duke e konsideruar shqyrtimin e këtij buxheti për vitin e ardhshëm si tepër të rëndësishëm, kjo edhe për shkak se ai përmban elementë emergjentë të ndikuar nga gropa e trashëguar nga qeveria e kaluar “Berisha”, ai dha një përmbledhje të asaj se çfarë ofron ai për të ardhmen.

Buxheti i vitit 2015, i cili është hartuar siç tha Vasili me miratimin e partnerëve ndërkombëtare e që do të ishte edhe më i plotë po të diskutohej në Parlament me praninë e opozitës, orienton shumë mirë planet afatmesme dhe afatgjata drejt një ekonomie të qëndrueshme.

Ai u konsiderua prej kreut të grupit parlamentar të LSI-së si mjaft i rëndësishëm për familjet shqiptare, ndërkohë që u analizuan thuajse të gjitha fushat e prekura prej tij, nga turizmi, te bujqësia etj.

Top Channel