Veliaj: Fasonët të përfitojnë nga nxitja e punësimit

16/11/2014 00:00

Kompanitë e fasoneve mund të përfitojnë nga fondi i nxitjes së punësimit, i cili ka një buxhet prej 4.5 milionë dollarësh.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, gjatë takimit që ka zhvilluar me një biznes fason në Tiranë, tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, 2.5 milionë dollarë në këtë fond janë destinuar vetëm për kompanitë e fasoneve.

Veliaj tha se mënyra se si llogaritet fondi i nxitjes së punësimit varet nga përqindja e tatimit të fitimit, që ka deklaruar sektori tekstil. Të gjitha paratë, që vijnë nga shtesa 5% e tatim-fitimit të industrisë fasone, do t’i kthehen këtij sektori përmes fondit të punësimit.

Top Channel