Mundje, Besëlidhja dhe Teuta kampione

16/11/2014 00:00

Besëlidhja dhe Teuta janë janë shpallur mes tensioneve kampionë të mundjes shqiptare.

Lezhjanët kanë arritur të triumfojnë mbi të tjerët në stilin klasik, ndërsa durrsakët në mundjen e lirë. Mosmarrëveshja mes gjyqtarit Kobuzi dhe mundësit të Besëlidhjes Kolbuçaj çoi në një përpjekje për ndryshimin e rezultatit.

Por përpjekjet e shumta të lezhjanëve të bindin drejtuesit e Federatës së Mundjes me në krye presidentin e saj Martin Biba dhanë rezultatin e shumëpritur nga lezhjanët të cilët u shpallën kampionë të vendit.

Kampionati kombëtar pati probleme edhe në mundjen e lirë, ku finalja e peshës 57 kg mes mundësit të Teutës, Islamaj dhe atij të Kukësit, Rexha u përsërit dy herë për shkak të vendimit të gjyqtarit Vasfi Hoxha, i cili u kundërshtua gjatë nga skuadra kuksiane.

Edhe në ndeshjen e dytë Islamaj i Teutës fitoi me pikë duke i dhënë njëkohësisht titullin kampion skuadrës durrsake.

Top Channel