Durrës, në gjyq ish-inspektorët e Mjedisit

16/11/2014 00:00

Prokuroria e Durrësit përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim kryeinspektorin e Inspektoratit Mjedisor të këtij qyteti, Genci Balla dhe inspektorin, Eduart Bejko, nën akuzën e korrupsionit.

Të dy të akuzuarit ndodhen në burg që nga 1 tetor e këtij viti pasi ka dyshime se i morën një sasi të konsiderueshme parash një shtetasi kinez, administrator i një kompanie private në Durrës, në këmbim të mos vendosjes së gjobave për parregullsitë që ai kishte në biznesin që administronte.

Nga hetimi rezulton se të dy të akuzuarit merrnin shifrën prej 1 milione lekësh në muaj në këmbim të mos ushtrimit të kontrollit.

Organi i akuzës dërgoi për gjykim edhe shtetasen Dorina Nikolla, që ishte personi që kryente ndërmjetësimin.

Top Channel