Shkodër, arrestohet doganieri
16/11/2014 00:00
Një doganier në Doganën e Hanit të Hotit në Shkodër është ndaluar nga policia ditën e diel për shpërdorim detyre, ndërsa në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë.
Mësohet se policia ka organizuar një operacion për mallrat kontrabandë, nga i cili janë vënë në pranga doganieri Rezar Fresku, si edhe dy personat e tjerë Lulzim Rahova dhe Gentian Ashika.
Policia ka bërë të ditur se Rahova dhe Ashika janë arrestuar për kontrabandë të mallrave të akcizës.
Top Channel