Aksident në “Rrugën e Kombit”

16/11/2014 00:00

Një tjetër aksident u shënua të dielën pasdite në “Rrugën e Kombit”, ku humbi jetën një 22 vjeçar dhe u plagosën 2 të tjerë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në afërsi të Kukësit, pranë mbikalimit të Gostilit në segmentin që të çon drejt Morinës.

22-vjeçari, Vasil Lleshi, nga Fani i Mirditës, së bashku me dy të afërm të tij po ktheheshin nga Kosova me një automjet “Opel”, por si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, ai humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke rënë në kanalin anësor të autostradës. Makina përshkoi më shumë se 250 metra, pas humbjes së kontrollit dhe bëri disa rrotullime.

Drejtuesi humbi jetën menjëherë, ndërsa dy personat e tjerë ndodhen jashtë rrezikut. Pak ditë më parë tre persona të një familjeje nga Presheva, humbën jetën në këtë segment rrugor dhe dy të tjerë u plagosën, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Top Channel