“Shpërthimi” i modeles portugeze

16/11/2014 00:00

Viktimë e bullizmit mund të bëhet edhe një modele në kulmin e karrierës: Sara Sampaio është kthyer në një prej figurave të preferuara të industrisë së modës falë trupit perfekt e një fytyre të bukur, të cilat e kanë ndihmuar të sfilojë për emra të mëdhenj si ‘Victoria’s Secret’ apo dhe të pushtojë kopertinën e ‘Sports Illustrated’.

Megjithatë hedhja e një fotoje me rroba banje në ‘Instagram’ përpara daljes në pasarelën e show-t të përvitshëm të Victoria’s Secret nuk ishte vetëm një përpjekje e 23-vjeçares portugeze për të treguar sërish linjat; ishte edhe një rast për të goditur ata që e urrejnë, e që siç thotë, e tallin.

“700.000 ndjekësve të mi u them se jam krenare për trupin tim”, thotë vajza, ndërsa shton se nuk do të lejojë asnjëri ta ngacmojë vetëm sepse është e dobët!

23 vjeçarja kujton se çdo trup është ndryshe, ashtu siç është çdo metabolizëm, e kjo shpjegon atë që Sampaio e quan “linjë të saj të hollë krejtësisht natyrale”.

“Unë ha normalisht, sqaron vajza, ndaj herën tjetër që vendosni të më tregoni se duhet të ha një hamburger, do t’iu kujtoj se ndoshta unë ha edhe më shume se ju, por kam qenë gjithmonë e hollë, e mbase kështu do të vazhdoj të jem përherë, sepse bëj ushtrime, jam e shëndetshme dhe jam shumë e kënaqur”!

E reja portugeze i doli në mbrojtje edhe disa kolegeve të saj. “Shoh kaq shumë urrejtje të më drejtohen mua dhe vajzave të tjera modele, për të cilat e di mirë se janë natyrshëm të dobëta dhe kjo është qesharake. Ne nuk tallemi me trupat e të tjerëve, ndaj dhe ju mos komentoni tonat”, vazhdon ajo në komentet e postuara online.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel