Me flokët e rregulluar, gjithmonë me tualet dhe me lëkurë perfekte këto femra duken si partneret ideale për një mashkull, por nëse do i shikoni nga afër do të vini re se nuk janë aspak femra reale, por “kukulla dashurie”.

Pronarët e këtyre kukullave prej silikoni janë fotografuar nga danezja Benita Marcussen, e cila ka shpenzuar rreth një vit për të gjetur online këta burra dhe për të fituar besimin e tyre në mënyrë që t’i fotografonte.

Seti fotografik me emrin ‘Men & Dolls’ (Burrat dhe kukullat) tregon burra që i konsiderojnë kukullat e seksit si partneret e tyre të vetme, por ka edhe nga ata që janë të martuar.

Ka edhe raste kur kukullat plotësojnë boshllëkun që ka lënë divorci ose vdekja e papritur e bashkëshortes.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel