Papa Françesku uron Presidentin Nishani për Festën Kombëtare

17/11/2014 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Ati
i Shenjtë, Papa Françesku, me rastin e Festës Kombëtare. Në mesazhin e
tij ai ka përmendur sërish vizitën në Shqipëri, duke dërguar gjithashtu
përshëndetje të përzemërta për të gjithë qytetarët e këtij vendi.

“Me kujtime ende të gjalla prej vizitës sime në Shqipëri, po u dërgoj Shkëlqesisë Suaj dhe bashkatdhetarëve tuaj përshëndetjet e përzemërta me rastin e Festës suaj Kombëtare.

Duke u lutur që populli shqiptar të vazhdojë ta nxisë të mirën e përbashkët, në solidaritet dhe paqe, po ia besoj të gjitha provanisë së Zotit të Gjithëpushtetshëm”,- shkruhet në mesazhin e Atit të Shenjtë.

Top Channel