Australi, adoleshentja vdes pasi konsumon pije alkoolike të fortë

17/11/2014 00:00

Një adoleshente australiane ka vdekur pasi gjatë festës së ditëlindjes së saj të 18 ka konsumuar një pije me 95% përmbajtje alkoolike. Nicole Bicknell ra pa ndjenja në tokë pasi ktheu disa teke të pijes Spirytus Rektyfikowany dhe vdiq pas disa orësh.

Sipas ‘Courier Mail’, Shoqata e Mjekëve Australianë ka bërë thirrje rreth dy vite më parë që kjo pije të mos lejohet për shkak të përqindjes tepër të lartë të alkoolit, por vazhdon të shitet.

Një pije e tillë duhet përdorur në sasi shumë të vogla si bazë për pije të përziera, por adoleshentja pranoi sfidën nga shokët e saj për ta pirë shqeto.

“Nuk e kuptoj pse një pije alkoolike kaq e fortë shitet nëpër dyqane”, tha gjyshi i viktimës, Kevin McLean.

Top Channel