Librazhd, digjet fabrika e përpunimit të drurit, nuk ka të lënduar

17/11/2014 00:00

Përfshihet nga flakët një kompani e përpunimit të drurit në Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të hënës, duke përhapur panik tek qytetarët.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga  zjarri i rënë në godinë. Për shuarjen e flakëve ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës, i cili parandaloi rrezikun që u kanosej disa bizneseve aty pranë.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat policore, të cilat nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së personave që punonin aty brenda. Dëmet materiale janë të konsiderueshme por ende nuk ka dalë bilanci përfundimtar.

Top Channel