30-vjeçarja që kalon 90 orgazma në orë

17/11/2014 00:00

Një 30-vjeçare amerikane ka treguar si jeta e saj është kthyer në një ferr të vërtetë pasi një çrregullim i rrallë seksual bën që ajo të kalojë në orgazëm deri në 90 herë brenda një ore.

Cara Anaya ka tre vite që vuan nga ky çrregullim dhe tregon sa e sikletshme është: “Është turpëruese dhe poshtëruese. Shkoj të marr djalin nga shkolla dhe trupin ma pushtojnë ndjenja të vrullshme. Ndihem si perverse mes fëmijëve. Asnjë nuk më kupton dot.”

“Nuk përfshihem aspak në jetën e djalit tim pasi ndihem shumë e ndyrë”, shpjegon Cara, e cila ka lënë punën dhe nuk del më në publik për të shmangur episode të sikletshme.

“Ka ditë kur kaloj vetëm 10 orgazma dhe për mua ajo është një ditë shumë normale. Ndihem sikur mund t’i kthehem jetës, por gjithçka kthehet si më parë ditën tjetër. Mjekët nuk kanë asnjë kurë për mua”, thotë 30-vjeçarja.

Top Channel