Vrasje me armë zjarri në Kavajë

17/11/2014 00:00

Trupi i një të riu është gjetur pajetë në një fshat të Kavajës, ndërsa policia lokale po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Nga këqyrja e trupit ka rezultuar se viktima i identifikuar si shtetasi Shkëlzen Kola, i vitlindjes 1990, nga fshati Hajdaraj i komunës Synej, është qëlluar me armë zjarri.

Burime nga policia lokale bënë të ditur se paraprakisht po hetohet për një vrasje me motive banale. Kola ka qenë ndaluar më parë si autor vjedhjeje nga policia e Kavajës, ndërsa aktualisht hetimet janë përqëndruar në raportet intime që ai ka pasur në fshat, pa përjashtuar pista të tjera.

Në funksion të zbardhjes së krimit janë marrë në pyetje disa persona të cilët mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e vrasjes dhe kapjen e autorit.

Top Channel