Momenti kur boksieres i shpërthen veshi

17/11/2014 00:00

Një boksiereje i ka shpërthyer veshi gjatë një ndeshjeje të UFC-së të shtunën në mbrëmje, menjëherë pasi Jessica Eye lëshoi një grusht i cili shkaktoi një shpërthim gjaku nga veshi i kundërshtares së saj, Leslie Smith.

Boksierja që pësoi grushtin nuk e kuptoi fare atë që ndodhi dhe vazhdoi të boksonte, por arbitri e ndërpreu menjëherë dyluftimin pasi pa veshin e çarë.

Pas ndeshjes, Eye, sportistja që shkaktoi dëmtimin, tha: “Kur ma zuri grushti mirë dhe pashë veshin që i shpërtheu, menjëherë ai u bë shënjestra ime. Do e godisja atë vesh derisa ta ndalonin dyluftimin ose derisa veshi të binte në tokë.”

Top Channel