“Martesa na bën të lumtur”

17/11/2014 00:00

Pas më shumë se 10 vitesh së bashku, Angelina Jolie dhe Brad Pitt u martuan në gushtin e këtij viti dhe aktorja e famshme thotë se marrëdhënia e tyre tashmë është ndryshe.

“Ndihemi edhe më të afërt me njëri-tjetrin sipas mendimit tim”, tha Jolie për ‘Daily Mail Australia’ në premierën në Sidnej të filmit të saj të fundit si regjisore me titull ‘Unbroken’.

39-vjeçarja shpjegoi se martesa nuk ishte domosdoshmëri, por ajo dhe partneri i saj donin ta bënin gjithsesi.

“Fakti që jemi të martuar na bën të lumtur. Nuk e kishim të nevojshme, por ndihesh ndryshe… është bashkëshorti im tashmë”, tha Jolie.

Top Channel